Kalo te përmbajtja
Mendje
Psikologë në Mendje

Bisedo me një psikolog online, kudo që je

Psikologë të licencuar që flasin shqip, në aplikacionin Mendje. Seancat zhvillohen me video, audio ose mesazhe, nga €46.

Seancat janë këshillim psikologjik nga psikologë të pavarur, jo psikoterapi apo trajtim mjekësor.

40+

Psikologë të licensuar

Psikologë të licensuar, të gatshëm online.

8

Shtete të mbuluara

Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Francë, UK.

100%

Konfidenciale

Platforma jonë është në përputhje të plotë me GDPR.

Psikologët në Mendje

Çdo psikolog në Mendje kalon një proces verifikimi përpara se të pranohet në platformë.

Laureta Maliqi

Laureta Maliqi

Psikologe

5+ vite eksperiencë

Shqetësimet dhe frika Ndjenja e mbingarkesës Marrëdhëniet

Shqip, Anglisht

Laureta Maliqi

Psikologët në Mendje flasin Shqip, Anglisht, Gjermanisht, Turqisht, Italisht, Frengjisht, Holandisht, Islandisht dhe Boshnjakisht.

Për ne kanë shkruar

  • HAJDE
  • Business Magazine Albania
  • Albinfo.ch
  • Indeksonline
  • Albanian Post

Shiko të gjitha shkrimet

Si funksionon?

Tre hapa të thjeshtë për të filluar rrugëtimin tënd drejt mirëqenies mendore.

1

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Mendje falas nga App Store ose Google Play dhe krijo llogarinë tënde në pak sekonda.

2

Plotëso Pyetësorin

Përgjigju disa pyetjeve të thjeshtë rreth nevojave të tua. Aplikacioni të sugjeron psikologë, ti zgjedh.

3

Fillo Udhëtimin

Zgjidh psikologun që të përshtatet, rezervo seancën dhe bisedo nga kudo që je.

Çfarë thonë përdoruesit e Mendjes

Histori të vërteta nga njerëz që e gjetën psikologun e duhur përmes Mendje.

  • Mendje më ka ndihmuar të gjej një psikolog që më kupton plotësisht. Si shqiptare në diasporë, ishte e vështirë të gjeja dikë që i kuptonte dinamikat e familjes time. Falë Psikologut tim, ndihem e kuptuar dhe e mbështetur.

    A
    Arta M.

    Prishtinë, Kosovë

  • Nuk e kisha menduar kurrë që do të flisja me një psikolog, por Mendje e bëri të thjeshtë. Privatësia dhe komoditeti i seancave online më dha guximin që më duhej për të filluar.

    D
    Dritan K.

    Tiranë, Shqipëri

  • Më në fund gjeta dikë që e kupton si është të jetosh larg familjes, dhe të flasësh në shqip bën gjithë ndryshimin.

    L
    Leotrim B.

    Zurich, Zvicër

Historitë janë reale. Emrat dhe vendndodhjet janë ndryshuar për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.

Mbështetje psikologjike, në celularin tënd

Mendje është platforma që u mundëson psikologëve të licensuar të ofrojnë seanca online për shqiptarët kudo në botë. Një pyetësor i shkurtër të sugjeron psikologë me përvojë në atë që po kalon: stresin në punë, shqetësimet e përditshme, marrëdhëniet, prindërimin, vetminë, humbjen, jetën në diasporë apo diçka tjetër.

Gjeni Psikologun Tuaj

Kërkoni psikolog sipas temës, gjuhës dhe disponueshmërisë. Një pyetësor i shkurtër ju sugjeron psikologë, ju zgjidhni.

Rezervoni me Lehtësi

Zgjedhni datën dhe orën që ju përshtatet. Ricaktoni seancat, menaxhoni apo anuloni ato me lehtësi dhe vetëm pak hapa.

Video Thirrje HD

Seanca me video të sigurta dhe cilësi të lartë, direkt nga aplikacioni. Asnjë instalim shtesë, thjesht hyni dhe filloni.

Ditari Personal

Përmes ditarit virtual të Mendje, mund të shkruani çdo ditë për mendimet dhe ndjenjat tuaja. Shkrimi ju ndihmon të krijoni distancë nga ndjenjat dhe të kuptoni më mirë veten. Shkrimet mund t'i ruani për t'i rilexuar më vonë, ose t'i fshini përgjithmonë përmes opsionit delete.

Ushtrime të personalizuara

Përmes aplikacionit Mendje, mund të pranoni ushtrime dhe detyra të personalizuara nga psikologu juaj, të vendosura drejtpërdrejt në llogarinë tuaj. Plotësojini ato për të vazhduar punën me veten mes seancave.

Chat i Enkriptuar

Që nga dita kur rezervoni seancën me psikologun, do t'ju hapet chati i bisedës ku mund të komunikoni drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, pa ndërmjetësues dhe pa komplikime me email, Viber apo WhatsApp. Gjithçka në një vend.

Partnerët tanë

Partnerët tanë me të cilët bashkëpunojmë për misionin tonë të përbashkët: luftimin e stigmës dhe lehtësimin e qasjes në mbështetje psikologjike për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

  • AAB College
  • Bonevet
  • Hyla Germany
  • Kosovo Embassy Berlin
  • OFAP
  • OmniCare
  • Trust Circle Foundation
  • Illyrian Brains Network
  • KIESA
  • Young European Ambassadors

Artikuj të fundit

Këshilla dhe informacione për mirëqenien, nga psikologë dhe hulumtues.

Si funksionon Mendje: psikologë të licensuar, kudo që je

Me Mendje lidhesh me psikolog online të licensuar që flasin shqip, kudo që je: në Shqipëri, Kosovë ose në diasporë. Seancat zhvillohen online me video, audio ose mesazhe, në një hapësirë të sigurt e konfidenciale. Aplikacioni është falas për t'u shkarkuar dhe përfshin ditarin, ndjekjen e emocioneve dhe blogun me artikuj nga profesionistë, pa pagesë. Seancat me psikolog janë këshillim psikologjik me pagesë, me çmime transparente nga €46. Shiko si funksionon ose shkarko aplikacionin për të filluar sot.

Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth Mendje dhe seancave online.

A është Mendje falas?

Aplikacioni Mendje është falas për t'u shkarkuar dhe përfshin mjete falas për vetëkujdes: ditarin, ndjekjen e emocioneve dhe blogun me artikuj nga psikologë. Seancat individuale me një psikolog të licensuar janë me pagesë, nga €46 për seancë.

A janë psikologët të licensuar?

Po, çdo psikolog në Mendje kalon një proces verifikimi. Kontrollojmë diplomat, licencat profesionale dhe përvojën profesionale përpara se të pranohen në platformë.

Nga cilat vende mund të përdoret Mendje?

Mendje mund të përdoret nga kudo në botë. Pavarësisht nëse ndodheni në Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri apo kudo tjetër në diasporë, mund të lidheni me psikologë shqiptarë të licensuar.

A janë seancat private dhe të sigurta?

Po, privatësia juaj është prioriteti ynë. Të gjitha seancat janë të enkriptuara me teknologji të avancuar, dhe të dhënat tuaja mbrohen sipas standardeve GDPR.

Psikologë të licencuar dhe të verifikuar

Përpara se të pranohet në Mendje, çdo psikolog kalon verifikimin e diplomës, licencës profesionale dhe përvojës profesionale. Një pjesë e tyre janë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës; të tjerët nga autoriteti përkatës i vendit ku ushtrojnë profesionin. Psikologët janë profesionistë të pavarur. Mendje nuk ofron vetë seanca.

App Store · Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi, dhe ne të ndihmojmë ta gjesh psikologun e duhur.

Seancat janë këshillim psikologjik nga psikologë të pavarur, jo psikoterapi apo trajtim mjekësor.