- Kryefaqja
- Pyetje të Shpeshta
Pyetje të Shpeshta
Përgjigje për pyetjet e shpeshta: si funksionon Mendje, sa kushton një seancë dhe si mbrohen të dhënat e tua në seancat me psikologë të licensuar.
Si mund ta shkarkoj aplikacionin Mendje?
Mendje mund të shkarkohet falas nga App Store për iPhone dhe nga Google Play për pajisje Android. Thjesht kërkoni "Mendje" në dyqanin e aplikacioneve.
A është Mendje falas për tu përdorur?
Shkarkimi i aplikacionit është falas. Çmimet për seancat mund t'i gjeni në faqen e çmimeve. Ka edhe plane të ndryshme sipas nevojave tuaja.
Si i verifikoni psikologët?
Çdo psikolog kalon një proces verifikimi ku kontrollojmë diplomat, licencat profesionale, përvojën profesionale dhe referenca. Vetëm psikologët që plotësojnë të gjitha kriteret pranohen.
Si përshtatet psikologu me mua?
Gjatë regjistrimit, ju plotësoni një pyetësor të shkurtër rreth nevojave tuaja. Mbi bazën e tij, aplikacioni ju sugjeron psikologë dhe ju zgjidhni. Nëse keni blerë një paketë me 4 ose 6 seanca, mund ta ndërroni psikologun pa pagesë në çdo kohë. Nëse keni vetëm një seancë dhe nuk jeni të kënaqur, na shkruani në [email protected] dhe ne do t'ju ndihmojmë.
Sa zgjat një seancë?
Një seancë standarde zgjat 50 minuta.
A mund të anuloj ose të ndryshoj një seancë?
Po, mund të anuloni ose ndryshoni seancën tuaj deri në 24 orë përpara orarit të planifikuar pa asnjë kosto shtesë.
Cilat metoda pagese pranoni?
Pranojmë karta krediti dhe debiti (Visa, Mastercard). Të dhënat e kartës suaj nuk ruhen dhe nuk gjurmohen nga ne.
A janë seancat konfidenciale?
Po. Të gjitha seancat janë të enkriptuara dhe të dhënat tuaja mbrohen sipas standardeve më të larta të GDPR. Psikologët janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin profesional.
Nga cilat vende mund të përdoret Mendje?
Mendje mund të përdoret nga kudo në botë. Pavarësisht nëse ndodheni në Shqipëri, Kosovë apo jashtë vendit, ju mund të lidheni me psikologë shqiptarë të licensuar.
A mund të rezervoj seanca si çift?
Po. Disa psikologë në Mendje ofrojnë këshillim për çiftet. Këto seanca përfshihen në të gjitha planet.
Si funksionon pagesa?
Pagesa bëhet online përpara seancës. Pas pagesës, marrim konfirmimin automatikisht dhe seanca juaj rezervohet.
Cilat gjuhë fliten nga psikologët?
Të gjithë psikologët në Mendje flasin shqip. Shumë prej tyre flasin edhe anglisht, gjermanisht, italisht ose gjuhë të tjera.
A kam nevojë për pajisje të veçanta?
Jo, vetëm një smartphone me lidhje interneti. Aplikacioni funksionon në iPhone dhe Android. Rekomandojmë lidhje stabile Wi-Fi për cilësinë më të mirë.
Si mund të kontaktoj mbështetjen?
Mund të na kontaktoni në [email protected] ose përmes formës së kontaktit në aplikacion. Ekipi ynë përgjigjet zakonisht brenda 24 orëve.
Sa kushton psikolog online në Mendje?
Seanca me psikolog online kushton nga 46€ deri 55€. Plani më i kërkuar (4 seanca) kushton 49€/seancë. Nuk ka tarifa të fshehura dhe mund ta anulosh në 24 orë pa pagesë.
Si funksionon Mendje në 5 hapa?
1. Shkarko aplikacionin Mendje (falas). 2. Krijo llogarinë dhe plotëso pyetësorin. 3. Aplikacioni të sugjeron psikologë, ti zgjedh. 4. Rezervo seancën në datën/orën që të përshtatet. 5. Fillo seancën online përmes video-seance të sigurt.
A ofron Mendje psikoterapi, diagnoza ose barna?
Jo. Mendje është platformë teknologjike. Psikologët në Mendje ofrojnë këshillim psikologjik; nuk bëjnë diagnoza, nuk ofrojnë psikoterapi apo trajtim mjekësor dhe nuk përshkruajnë barna. Nëse ke nevojë për trajtim, psikologu të tregon hapur ku të drejtohesh.
Si të zgjedh psikologun e duhur?
Mund të kërkosh sipas temës (stresi, marrëdhëniet, familja, emigracioni etj.), gjuhës dhe disponueshmërisë. Aplikacioni të sugjeron psikologë, ti zgjedh. Në planet me 4-6 seanca mund ta ndërrosh pa pagesë.
A është e sigurt të flasësh me psikolog online?
Po. Jemi në përputhje të plotë me GDPR dhe psikologët kanë detyrimin ligjor të respektojnë konfidencialitetin tuaj.
Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje
Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi, dhe ne të ndihmojmë ta gjesh psikologun e duhur.
Seancat janë këshillim psikologjik nga psikologë të pavarur, jo psikoterapi apo trajtim mjekësor.