Kalo te përmbajtja

Psikolog Online në Shqip

Lidhu me një psikolog të licensuar që flet shqip dhe e kupton kulturën tënde — me video, audio ose mesazhe, kudo që je. Seanca profesionale me çmime transparente nga €46.

Psikolog online për shqiptarët, kudo në botë

Mendje është platforma më e madhe e shëndetit mendor në gjuhën shqipe. Të lidh me psikologë e psikoterapistë të licensuar e të verifikuar që flasin shqip — pa lista pritjeje dhe pa nevojën të dalësh nga shtëpia. Pavarësisht nëse je në Shqipëri, Kosovë ose në diasporë në Gjermani, Zvicër, Itali, Angli apo SHBA, mund të bisedosh me një psikolog që e kupton sfondin tënd kulturor dhe dinamikat familjare shqiptare.

Si funksionon terapia online me psikolog

Fillimi merr vetëm pak minuta. Ja procesi në pesë hapa:

  1. Shkarko aplikacionin Mendje nga App Store ose Google Play.
  2. Plotëso një pyetësor të shkurtër rreth nevojave të tua.
  3. Algoritmi ynë të përshtat me psikologun e licensuar më të përshtatshëm.
  4. Rezervo seancën në datën dhe orën që të përshtatet.
  5. Fillo seancën online — me video, audio ose mesazhe, në një hapësirë të sigurt.

Për kë është terapia online

Psikologët tanë ofrojnë mbështetje profesionale për mbi 80 çështje të shëndetit mendor. Më të zakonshmet:

Ankthi dhe paniku

Mësо teknika praktike për të menaxhuar shqetësimin, sulmet e panikut dhe mendimet e vazhdueshme.

Depresioni

Mbështetje për të dalë nga ndjenja e zbrazëtisë, mungesa e energjisë dhe humbja e interesit.

Stresi dhe burnout

Strategji për stresin në punë, lodhjen emocionale dhe ekuilibrin mes jetës dhe punës.

Marrëdhëniet në çift

Seanca për komunikimin, konfliktet dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme.

Formatet e seancës

Zgjedh mënyrën që të bën të ndihesh më rehat — mund ta ndryshosh në çdo kohë:

Video

Video-seanca HD të enkriptuara, ballë për ballë me psikologun, direkt nga aplikacioni.

Audio

Seanca vetëm me zë, ideale nëse preferon privatësi shtesë ose lidhje më të lehtë interneti.

Mesazhe

Chat i enkriptuar me psikologun tënd për të komunikuar mes seancave, pa email apo aplikacione të tjera.

Psikologët tanë të licensuar dhe të verifikuar

Cilësia është thelbi i Mendjes. Çdo psikolog në platformë kalon një proces verifikimi përpara se të pranohet: kontrollojmë diplomat, licencat profesionale dhe përvojën klinike. Ne bashkëpunojmë vetëm me psikologë e psikoterapistë të licensuar — jo këshillues pa kualifikim. Të gjithë flasin shqip dhe shumë prej tyre flasin edhe anglisht, gjermanisht ose italisht, që do të thotë se mund të bisedosh në gjuhën në të cilën ndihesh më rehat.

Licensa të verifikuara

Diploma dhe licenca profesionale kontrollohen para pranimit në platformë.

Përvojë klinike

Psikologë e psikoterapistë me përvojë reale në praktikë, jo këshillues të pakualifikuar.

Kuptojnë kulturën shqiptare

Flasin shqip dhe njohin dinamikat familjare e sfidat e diasporës.

Konfidencialitet i plotë

Seanca të enkriptuara dhe të dhëna të mbrojtura sipas standardeve të GDPR.

Psikologët tanë

Çdo psikolog në Mendje kalon një proces të verifikimi për të siguruar cilësinë më të lartë të kujdesit.

Laureta Maliqi

Laureta Maliqi

Psikologe

5+ vite eksperiencë

Ankthi Paniku Marrëdhëniet

Shqip, Anglisht

Çmime transparente, pa surpriza

Seancat me psikolog janë me pagesë, me çmime transparente që fillojnë nga €46 për seancë në planet me disa seanca. Aplikacioni shkarkohet pa pagesë dhe përfshin mjete vetëkujdesi si ditari dhe blogu me artikuj nga psikologë. Nuk ka tarifa të fshehura dhe mund ta anulosh një seancë deri në 24 orë para kohës pa kosto.

  • Seanca individuale nga €46
  • Seancë 50-minutëshe me psikolog të licensuar
  • Anulim pa pagesë deri 24 orë para

Pse të zgjedhësh Mendje

Ndryshe nga platformat e përgjithshme, Mendje është ndërtuar posaçërisht për komunitetin shqipfolës. Nuk konkurrojmë në çmimin më të ulët apo me "terapi falas" — fokusohemi te cilësia: psikologë të licensuar e të verifikuar, që flasin shqip dhe e kuptojnë kulturën tënde, të arritshëm kudo në botë.

Pyetjet më të shpeshta për psikolog online

Sa kushton një psikolog online në Mendje?

Seancat me psikolog online kushtojnë nga €46 deri €55 për seancë, varësisht nga plani. Plani më popullor (4 seanca) kushton €49 për seancë. Nuk ka tarifa të fshehura dhe mund ta anulosh një seancë deri 24 orë para kohës pa pagesë.

A janë psikologët të licensuar dhe të verifikuar?

Po. Çdo psikolog në Mendje kalon një proces verifikimi ku kontrollojmë diplomat, licencat profesionale dhe përvojën klinike. Bashkëpunojmë vetëm me psikologë e psikoterapistë të licensuar.

Si funksionojnë seancat online?

Pas shkarkimit të aplikacionit dhe plotësimit të pyetësorit, lidhesh me psikologun tënd me video, audio ose mesazhe direkt nga aplikacioni. Një seancë standarde zgjat 50 minuta dhe zhvillohet në një hapësirë të enkriptuar e konfidenciale.

A janë seancat online po aq efektive sa ato në zyrë?

Po. Studime shkencore tregojnë se terapia online është po aq efektive sa terapia ballë për ballë për shumicën e çështjeve të shëndetit mendor, me komoditetin shtesë të qasjes nga kudo.

A mund të flas me një psikolog që flet shqip nga diaspora?

Po. Mendje mund të përdoret nga kudo në botë. Pavarësisht nëse je në Gjermani, Zvicër, Itali, Angli, SHBA apo kudo tjetër, mund të lidhesh me psikologë shqiptarë të licensuar që e kuptojnë sfondin tënd kulturor.

A janë seancat private dhe të sigurta?

Po, privatësia jote është prioriteti ynë. Të gjitha seancat janë të enkriptuara dhe të dhënat mbrohen sipas standardeve të GDPR. Psikologët kanë detyrimin profesional të ruajnë konfidencialitetin.

Gati të bisedosh me një psikolog?

Shkarko Mendje dhe lidhu me një psikolog të licensuar që flet shqip. Hapi i parë është më i rëndësishmi dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.

Ankthi dhe paniku: dallimi dhe menaxhimi · Çfarë është depresioni · Si ta menaxhojmë ankthin

App Store · Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.