Kalo te përmbajtja

Psikolog Online në Prishtinë

Lidhu me një psikolog të licensuar që flet shqip pa dalë nga shtëpia në Prishtinë. Seanca me video, audio ose mesazhe — pa udhëtim nëpër trafik dhe pa lista pritjeje. Çmime transparente nga €46.

Bisedo me një psikolog online, nga Prishtina dhe kudo nga Kosova

Në Prishtinë, gjetja e një psikologu shpesh nënkupton pritje më të gjata, orare të limituara dhe shqetësimin se mos të sheh dikush që e njeh. Mendje e zgjidh këtë: lidhesh me psikologë e psikoterapistë të licensuar që flasin shqip, direkt nga telefoni yt, kur të përshtatet ty. Shërbimi është online, ndaj mund të flasësh direkt nga shtëpia, ose nga kudo që je rehat pavarsisht se ku ndodhesh në Kosovë, pa humbur kohë në rrugë.

Pse ka kuptim terapia online kur je në Prishtinë?

Konteksti online e bën terapinë praktike sepse:

Pa trafik dhe pa udhëtime

Kurse kohën tënde me formatin online. Nuk ke nevojë të humbasësh kohë në trafik, kur mund të lidhesh direkt nga shtëpia ose ambienti yt i përshtatshëm, për të biseduar me një profesionist.

Privatësi e plotë

Në një mjedis ku të gjithë njihen, seancat online ofrojnë konfidencialitet të plotë dhe të mundësojnë të kërkosh ndihmë pa frikën se do të të shohë dikush.

Qasje në Psikologë profesional

Psikologët në Mendje janë psikolog të licensuar dhe kuptojnë dinamikat dhe presionin familjar, stigmën dhe presionet sociale që ndikojnë mbi shëndetin mendor në Kosovë.

Qasje për gjithë Kosovën

Edhe nëse je jashtë Prishtinës, në Pejë, Prizren, Gjakovë apo kudo, qasja te një psikolog i licensuar është e njëjtë: vetëm një lidhje interneti.

Si të lidhesh me një psikolog kur je në Prishtinë?

Fillimi merr vetëm pak minuta:

  1. Shkarko aplikacionin Mendje nga App Store ose Google Play.
  2. Plotëso një pyetësor të shkurtër rreth asaj që po kalon.
  3. Algoritmi ynë të përshtat me një psikolog të licensuar që flet shqip.
  4. Rezervo seancën në datën dhe orën që të përshtatet — pa pritje në radhë.
  5. Fillo seancën online nga kudo në Prishtinë ose Kosovë.

Për çfarë mund të të ndihmojë një psikolog online?

Psikologët tanë ofrojnë mbështetje profesionale për çështjet më të zakonshme, përfshirë:

Ankthi dhe stresi

Teknika praktike për shqetësimin, sulmet e panikut dhe presionin e përditshëm.

Depresioni

Mbështetje për ndjenjën e zbrazëtisë, mungesën e energjisë dhe humbjen e interesit.

Presioni familjar dhe social

Hapësirë për të folur mbi pritshmëritë e familjes, martesën dhe rolet sociale.

Marrëdhëniet në çift

Seanca për komunikimin, konfliktet dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme.

Psikologë të licensuar dhe të verifikuar

Çdo psikolog në Mendje kalon një proces verifikimi përpara se të pranohet: kontrollojmë diplomat, licencat profesionale dhe përvojën klinike. Bashkëpunojmë vetëm me psikologë e psikoterapistë të licensuar që flasin shqip dhe e kuptojnë kontekstin e Kosovës.

Psikologët tanë

Çdo psikolog në Mendje kalon një proces të verifikimi për të siguruar cilësinë më të lartë të kujdesit.

Laureta Maliqi

Laureta Maliqi

Psikologe

5+ vite eksperiencë

Ankthi Paniku Marrëdhëniet

Shqip, Anglisht

Çmime transparente

Seancat me psikolog janë me pagesë, me çmime transparente që fillojnë nga €46 për seancë në planet me disa seanca. Çmimi është në euro, monedha zyrtare e Kosovës, pa kthime valutore e pa tarifa të fshehura. Aplikacioni shkarkohet pa pagesë dhe përmban mjete vetëkujdesi si ditari dhe blogu me artikuj nga psikologë.

  • Seanca individuale nga €46 — në euro, pa kthim valutor
  • Seancë 50-minutëshe me psikolog të licensuar që flet shqip
  • Anulim pa pagesë deri 24 orë para

Psikolog online me Mendje vs. në zyrë

Disa preferojnë seancat ballë për ballë në një zyrë, dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Mendje është një alternativë për ata që duan fleksibilitet, privatësi më të madhe dhe qasje pa pritje, pa zëvendësuar nevojën për kujdes urgjent. Nëse je në krizë, shih faqen tonë me linja ndihme urgjente.

Pyetjet më të shpeshta për psikolog

Sa kushton një psikolog online në Prishtinë?

Seancat me psikolog online kushtojnë nga €46 deri €55 për seancë, varësisht nga plani. Çmimet janë në euro, monedha zyrtare e Kosovës, pa tarifa të fshehura. Mund ta anulosh një seancë deri 24 orë para kohës pa pagesë.

A ka Mendje zyrë fizike në Prishtinë?

Jo. Mendje është një platformë tërësisht online, ndaj nuk ka zyrë ku të shkosh. Seancat zhvillohen me video, audio ose mesazhe direkt nga aplikacioni, kudo në Prishtinë ose Kosovë.

A flasin shqip psikologët?

Po. Të gjithë psikologët në Mendje flasin shqip dhe e kuptojnë kontekstin kulturor të Kosovës. Shumë prej tyre flasin edhe anglisht ose gjermanisht.

A mund ta përdor edhe jashtë Prishtinës?

Po. Pavarësisht nëse je në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë apo kudo, mjafton një lidhje interneti për t'u lidhur me një psikolog të licensuar.

Si të rezervoj një seancë me Mendje?

Shkarkon aplikacionin, plotëson një pyetësor të shkurtër, përshtatesh me një psikolog dhe zgjedh datën e orën që të përshtatet — pa pritje në radhë.

A janë seancat private dhe të sigurta?

Po. Të gjitha seancat janë të enkriptuara dhe të dhënat mbrohen sipas standardeve të GDPR. Psikologët kanë detyrimin profesional të ruajnë konfidencialitetin.

Gati të fillosh?

Shkarko Mendje dhe lidhu me një psikolog të licensuar që flet shqip brenda minutash — pa dalë nga shtëpia.

Psikolog Online · Psikolog në Tiranë · Psikolog për Diasporën

App Store · Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.