- Kryefaqja
- Rreth Nesh
Rreth Nesh
Mendje është platforma që të lidh me psikologë të pavarur, të licencuar në Kosovë dhe Shqipëri, që flasin shqip dhe ofrojnë këshillim psikologjik online.
Misioni ynë
Misioni ynë është t'ju ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe konfidenciale për t'u lidhur me psikologë që flasin shqip. Në Mendje, mbi 40 psikologë të pavarur ofrojnë seancat e tyre për t'ju mbështetur në rritjen personale dhe mirëqenien tuaj.
Problemi
Në vendet shqipfolëse, stigma ndaj shëndetit mendor mbetet e fortë. Shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë nga gjykimi i familjes dhe komunitetit. Në diasporë, situata është edhe më e vështirë: mungesa e psikologëve që flasin shqip dhe kuptojnë kulturën tonë i lë shumë njerëz pa mbështetje.
Zgjidhja
Mendje lidh shqiptarët me psikologë të licensuar që flasin gjuhën e tyre dhe kuptojnë sfondin kulturor. Përmes teknologjisë, heqim barrierat gjeografike dhe kulturore që pengojnë qasjen në mbështetje psikologjike.
Vlerat tona
Qasje e shpejtë
Mendje ta bën të thjeshtë dhe të shpejtë lidhjen me një psikolog që flet shqip, kudo që je.
Privatësia
Të dhënat e përdoruesve janë të shenjta. Mbrojtja e privatësisë është parim bazë në çdo vendim që marrim.
Ndjeshmëria kulturore
E kuptojmë rëndësinë e kulturës kur flet për veten. Psikologët në Mendje njohin dinamikat familjare dhe shoqërore shqiptare.
Cilësia
Në Mendje profili i Psikologëve është i verifikuar dhe me përvojë profesionale.
Rrugëtimi ynë
Lindi idea
Duke parë nevojën e madhe për psikologë që flasin shqip në diasporë, themeluam Mendje me vizionin për t'i lidhur shqiptarët, me psikologë që e kuptojnë dinamikën familjare, kulturën dhe rrënjët tona.
Lansohet platforma
Pas muajsh punë intensive, lansuam platformën Mendje; mbi 40 psikologë u bashkuan me platformën dhe ofrojnë çdo ditë seanca online për komunitetin tonë.
Rritja në diasporë
Mendje u zgjerua në diasporë për t'i lidhur shqiptarët jashtë vendit me psikologë që flasin shqip.
Ekipi ynë
Arbnora Kllokoqi
Themeluese
Kushtrim Morina
Drejtor Teknik
Ledri Mahmuti
Drejtor i Marketingut
Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje
Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi, dhe ne të ndihmojmë ta gjesh psikologun e duhur.
Seancat janë këshillim psikologjik nga psikologë të pavarur, jo psikoterapi apo trajtim mjekësor.