- Kryefaqja
- Për Psikologët
Bashkohuni si Psikolog Online në Mendje
Arrini klientë shqiptarë në mbarë botën dhe ndërtoni praktikën tuaj online me platformën tonë të sigurte dhe konfidenciale.
Pse të bashkoheni?
Arrini klientë të rinj
Lidhuni me shqiptarë në diasporë që kërkojnë psikolog në gjuhën e tyre, një treg që rritet vazhdimisht.
Orar fleksibël
Caktoni orarin tuaj të punës dhe pranoni klientë kur ju përshtatet. Menaxhoni kalendarin tuaj plotësisht.
Platformë e sigurtë
Teknologjia jonë ofron video të sigurt, menaxhim të seancave dhe pagesa të automatizuara. Ju fokusoheni vetëm tek klienti.
Mbështetje e vazhdueshme
Ekipi ynë ju mbështet në çdo hap, nga regjistrimi deri te zhvillimi profesional i vazhdueshëm.
Si funksionon për psikologët?
Plotësoni formularin e aplikimit online me të dhënat tuaja profesionale dhe dokumentet e nevojshme.
Ekipi ynë verifikon kualifikimet tuaja, duke përfshirë diplomat dhe licencat profesionale.
Pas verifikimit, profili juaj bëhet aktiv dhe mund të filloni të pranoni klientë menjëherë.
Psikologët në Mendje janë profesionistë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësinë e plotë profesionale. Duke u bashkuar, pranoni udhëzimet e praktikës së Mendjes.
Aplikoni tani
Bashkohuni komunitetit tonë të Psikologëve dhe ofro seanca online për komunitetin shqiptarë kudo në botë.
Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje
Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi, dhe ne të ndihmojmë ta gjesh psikologun e duhur.
Seancat janë këshillim psikologjik nga psikologë të pavarur, jo psikoterapi apo trajtim mjekësor.