Psikolog Online për Diasporën shqiptare
Terapi në gjuhën amtare, kudo në botë. Lidhu me psikologë shqiptarë të licensuar nga Gjermania, Zvicra, Austria e më gjerë, me orare fleksibile dhe pagesë në euro. Çmime transparente nga €46.
Psikolog në gjuhën shqipe, kudo që jeton
Kur jeton jashtë vendlindjës, gjetja e një psikologu që flet shqip dhe e kupton kulturën tënde mund të jetë pothuajse e pamundur. Edhe psikologët më të mirë lokal shpesh nuk e kuptojnë çfarë do të thotë malli për atdheun, presioni i dy kulturave ose dinamikat e familjes shqiptare. Mendje e heq këtë barrierë: të lidh online me psikologë shqiptarë të licensuar, që flasin gjuhën tënde amtare pavarësisht në cilën pjesë të botës ndodhësh.
Sfidat me të cilat përballet diaspora
Jeta jashtë shtetit sjell stresorë specifikë që një psikolog shqiptar i kupton menjëherë:
Malli për atdheun dhe vetmia
Ndjenja e të qenurit larg familjës, mungesa e rrjetit familjar dhe vetmia në një vend ku gjithçka ndihet ndryshe.
Identiteti mes dy botëve
Të jetuarit mes kulturës shqiptare dhe asaj të vendit ku jeton tani, presioni i përkatësisë në të dyja, pa u ndier plotësisht pjesë e asnjërës.
Stresi i migrimit dhe integrimit
Gjuha e re, puna, dokumentet dhe barra e të nisurit nga e para — të gjitha bashkë mund të rëndojnë shumë.
Dinamikat familjare nga distanca
Pritshmëritë e prindërve në atdhe, faji i largimit dhe sfidat e rritjes së fëmijëve mes dy gjuhëve e dy kulturave.
Si të lidhesh nga jashtë me një psikolog shqiptar?
Distanca nuk është më pengesë dhe fillimi i mbështetjës psikologjike merr vetëm pak minuta:
- Shkarko aplikacionin Mendje nga App Store ose Google Play, kudo që je.
- Plotëso një pyetësor të shkurtër rreth asaj që po kalon.
- Algoritmi ynë të përshtat me një psikolog shqiptar të licensuar.
- Rezervo seancën në një orar që përshtatet me zonën tënde kohore.
- Fillo seancën online — me video, audio ose mesazhe, në gjuhën shqipe.
Për çfarë mund të të ndihmojë Aplikacioni Mendje?
Përveç çështjeve të zakonshme, psikologët tanë mbështesin sfidat specifike të diasporës:
Vetmia dhe malli për atdheun
Mbështetje për ndjenjën e izolimit dhe largësisë nga familja dhe shoqëria.
Ankthi dhe depresioni
Teknika praktike për shqetësimin, stresin dhe ndjenjën e zbrazëtisë larg shtëpisë.
Identiteti dhe përkatësia
Hapësirë për të kuptuar veten mes dy kulturave, pa u gjykuar.
Marrëdhëniet dhe familja
Komunikimi në çift dhe dinamikat familjare ndërkulturore e ndër-breznore.
Për shqiptarët kudo në botë
Aplikacioni Mendje përdoret nga komuniteti shqiptar në mbarë botën. Disa nga tregjet kryesore që ofrojmë shërbimet tona janë:
- Gjermani
- Zvicër
- Austri
- Itali
- Francë
- Angli
- SHBA
Pavarësisht nëse je në një nga këto vende apo kudo tjetër, mjafton një lidhje interneti për t'u lidhur me një psikolog shqiptar të licensuar.
Psikologë shqiptarë të licensuar dhe të verifikuar
Çdo psikolog në Mendje kalon një proces verifikimi përpara se të pranohet: kontrollojmë diplomat, licencat profesionale dhe përvojën klinike. Bashkëpunojmë vetëm me psikologë e psikoterapistë shqiptarë të licensuar që flasin gjuhën tënde amtare dhe e kuptojnë realitetin e jetës jashtë shtetit.
Psikologët tanë
Çdo psikolog në Mendje kalon një proces të verifikimi për të siguruar cilësinë më të lartë të kujdesit.
Çmime transparente, pagesë në euro
Seancat me psikolog janë me pagesë, me çmime transparente që fillojnë nga €46 për seancë në planet me disa seanca. Pagesa bëhet në euro, që e thjeshton gjërat për diasporën në Eurozonë dhe e bën të krahasueshme edhe për ata në Zvicër (CHF) apo Angli. Aplikacioni shkarkohet pa pagesë dhe përmban mjete vetëkujdesi si ditari dhe blogu me artikuj nga psikologë.
- Seanca individuale nga €46 — pagesë në euro
- Seancë 50-minutëshe në gjuhën shqipe, kudo në botë
- Orare fleksibile sipas zonës sate kohore
Pse një psikolog shqiptar online, jo një lokal?
Një psikolog lokal mund të jetë i shkëlqyer profesionalisht, por shpesh ka një barrierë gjuhe dhe konteksti: duhet të shpjegosh kulturën, familjen dhe mallin për atdhe që një shqiptar i kupton me pak fjalë. Me Mendje, flet drejt në gjuhën amtare, pa lista pritjeje të gjata dhe pa pasur nevojë të përkthesh emocionet e tua. Mendje nuk zëvendëson kujdesin urgjent: nëse je në krizë, shih linjat e ndihmës urgjente për vendin ku ndodhesh.
Pyetjet më të shpeshta nga diaspora
A mund të flas me një psikolog shqiptar nga jashtë shtetit?
Po. Mendje përdoret nga kudo në botë. Pavarësisht nëse je në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Francë, Angli, SHBA apo kudo tjetër, mund të lidhesh me psikologë shqiptarë të licensuar që flasin gjuhën tënde amtare.
A i përshtaten orarët zonës sime kohore?
Po. Mund të rezervosh seanca në orare që përshtaten me zonën tënde kohore, qoftë në Evropë apo SHBA. Psikologët ofrojnë slote fleksibile, përfshirë mbrëmjet dhe fundjavat.
Në cilën gjuhë zhvillohen seancat?
Seancat zhvillohen në shqip — gjuha jote amtare. Shumë psikologë flasin edhe anglisht ose gjermanisht, ndaj mund të zgjedhësh gjuhën në të cilën ndihesh më rehat.
Si të paguaj nëse ndodhem jashtë vendit?
Pagesa bëhet në euro përmes aplikacionit, e thjeshtë për diasporën në Eurozonë dhe të krahasueshme edhe për ata në Zvicër apo Angli. Çmimet fillojnë nga €46 për seancë, pa tarifa të fshehura.
A i kuptojnë psikologët sfidat e jetës jashtë shtetit?
Po. Psikologët tanë shqiptarë e njohin nga afër mallin për atdheun, stresin e migrimit, identitetin mes dy kulturave dhe dinamikat familjare nga distanca, pa pasur nevojë t'ua shpjegosh.
A janë seancat private dhe të sigurta?
Po. Të gjitha seancat janë konfidenciale dhe të dhënat mbrohen sipas standardeve të GDPR, standard veçanërisht i rëndësishëm për përdoruesit në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Psikologët kanë detyrimin profesional të ruajnë konfidencialitetin.
Gati të bisedosh në gjuhën tënde?
Shkarko Mendje dhe lidhu me një psikolog shqiptar të licensuar brenda minutash. Nuk ka rëndësi sa larg ndodhësh, mbështetja është një hap larg.
Të jetosh mes dy botëve · Vetmia në një vend të ri · Psikolog Online