Yeliz Bilurdagi

10+ vite eksperience | Psikologe Këshilluese e Licencuar | Psikologe Shkollore

Çmimi për seancë: 36 euro

Biografia

Jam Yeliz Bilurdagi, psikologe e licencuar dhe psikologe shkollore. Kam përfunduar studimet në Turqi. Kam trajtuar shumë fëmijë për një zhvillim më të mirë emocional, social dhe akademik. Kam trajtuar fëmijë me nevoja të veçanta duke i ndihmuar të menaxhojnë sfida të ndryshme. Për Mendje ofroj seanca për fëmijë dhe adoleshentë që ballafaqohen me ankth, stres, apo zemërim, presion nga bashkëmoshatarët, mungesë vetëbesimi, përmirësimin e komunikimit familjar, dhe mbështetje për fëmijët me vështirësi akademike dhe sociale.

Specializimet

  • Menaxhimi i ankthit, stresit dhe zemërimit te fëmijët dhe adoleshentët
  • Mbështetje për vetëbesimin dhe presionin nga bashkëmoshatarët
  • Zhvillimi i identitetit dhe planifikimi i karrierës
  • Mbështetje për vështirësi akademike dhe sociale
  • Terapia e artit dhe përmirësimi i komunikimit familjar