Sokol Sylejmani

9+ vite eksperience | Psikolog klinik i licencuar | Psikoterapist

Çmimi për seancë: 36 euro

Biografia

Jam Sokol Sylejmani, Psikolog klinik i licencuar dhe Master i psikologjisë. Që nga viti 2016 ofroj shërbime si Psikolog klinik dhe psikoterapist. Shërbimet përfshijnë vlerësim psikologjik, këshillim dhe psikoterapi për të rritur që përballen me ankth, depresion, humbje, luhatje emocionale, vetëvlerësime, etj. Aktualisht jam i përfshirë në studimet për psikoterapi në Gestalt Institute Skopje, anëtar në Asociacionin Europian të Psikoterapisë (EAP) dhe Institutet e Akredituara Evropiane për Trajnim në Psikoterapi (EAPTI).

Specializimet

  • Ankth dhe Depresion
  • Fobi të ndryshme
  • Luhatje emocionale dhe vetëvlerësim i ulët
  • Trauma dhe humbje
  • Psikoterapi holistike dhe integrative (Gestalt, psikodinamike, humaniste)