Gentiana Kuqi Tishukaj

10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste | Specializante ne Geshtalt Therapy

Çmimi për seancë: 48 euro

Biografia

Roli im është të të ndihmoj ty t’i gjesh përgjigjet e tua dhe të zbulosh aftësitë për zgjidhjen e problemeve duke u fokusuar në pikat e tua të forta, në njohjen e thellë të vetes dhe në identifikimin e vlerave tua thelbësore. Unë jam specializante e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës. Përvoja praktike shtrihet në një periudhë kohore prej 10 vitesh. Gjatë punës sime përdor një qasje integrative të: Cognitive Behavioral Therapy (Terapia e Njohjës dhe e Sjelljes), Acceptance and Commitment Therapy (Terapinë e Pranimit dhe Përkushtimit) Terapinë Humanistike/Ekzistenciale, Praktika të Psikologjisë Pozitive, Intervista Motivuese, Praktikat e Mindfulness dhe vetëdhembshurisë.

Specializimet

  • Trajtimi i çrregullimeve të ankthit
  • Trajtimi i sulmeve të panikut, dhe ankthit social
  • Menaxhimi i depresionit dhe PTSD
  • Trajtimi i çrregullimeve të të ngrënit
  • Trajtimi i varësisë nga drogat dhe alkooli
  • Këshillim për vetë-zhvillim dhe vetëbesim