Enkeleda Sako

10 vite eksperience | psikolog i licensuar

Çmimi për seancë: 50 euro

Biografia

Jam Enkeleda Sako, psikologe e licensuar në Shqipëri dhe kam ndjekur trajnime të avancuara në Skema Terapi dhe Terapinë Kognitive–Sjellore, me fokus tek fëmijët dhe adoleshentët. Kam përfunduar studimet për psikologji dhe mbaj titullin “Doktor Shkencash në Psikologji Edukimi”. Ofroj seanca individuale për fëmijë, adoleshentë si dhe mbështetje për prindërit në ndërtimin e një prindërimi të shëndetshëm. Puna ime përqendrohet në problematika të tilla si: ankthi dhe frikërat, vështirësitë emocionale dhe shpërthimet e zemërimit, vështirësitë në përqendrim dhe në të nxënë, depresioni tek të rinjtë, probleme në sjellje, ulja e vetëbesimit dhe ndjenja e pasigurisë, varësi nga teknologjia dhe rrjetet sociale, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe konfliktet në familje. Qasja ime bazohet tek krijimi i një mjedisi të sigurt e mbështetës, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë potencialin e tyre. Besoj fort se çdo fëmijë e çdo i ri ka mundësinë të kapërcejë sfidat dhe të ndërtojë një të ardhme më të qetë, më të balancuar dhe më të gëzuar.

Specializimet

• Skema Terapi & Psikoterapi kognitive-sjellore (CBT) për fëmijë dhe adoleshentë
• Terapi loje
• Terapi Arti
• Trauma
• Menaxhimi i ankthit, stresit dhe zemërimit te fëmijët dhe adoleshentët
• Mbështetje për vetëbesimin dhe presionin nga bashkëmoshatarët
• Mbështetje për vështirësi akademike (ADHD & Disleksia)