
Biografia
Blerina Vehbiu është psikologe klinike me një përvojë mbi dhjetë vjeçare në punën me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur në fushën e traumës. Ajo është e specializuar në Trauma-terapi dhe EMDR, dhe aktualisht në proces të specializimit në Skema-terapi, duke ofruar një qasje të integruar dhe të personalizuar për secilin klient. Specializimet që ajo ka ndjekur janë të njohura ndërkombëtarisht dhe janë ofruar kryesisht nga profesionistë të shquar nga Gjermania si dhe profesionistë nga Turqia dhe Shqipëria e Kosova. Fokusi i punës është i përqendruar tek traumat dhe pasojat e saj. Konkretisht puna e saj shtrihet te fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit që përballen me vështirësi në menaxhimin e emocioneve (zemërimit, stresit, frikës, etj), me humbjen dhe zinë, vetëvlerësim e ulët, marrëdhëniet e paqëndrueshme me të tjerët, dhe gjendje të tjera me qëllimi që të ndihmojë klientët të zhvillojnë aftësi përballuese, të kuptojnë emocionet e tyre dhe të ndërtojnë një jetë më të ekuilibruar. Trajton çrregullimet e ankthit dhe fobitë, çrregullimet e lidhura me traumën dhe stresin, çrregullimet e humorit siç është depresioni, çrregullimet e personalitetit, etj. Blerina Vehbiu është anëtare e EMDR Albania, duke garantuar praktika të bazuara në standardet më të larta profesionale.
Specializimet
• Trauma-terapi dhe EMDR
• Skema-terapi
• Trajtimi i ankthit, depresionit dhe fobive
• Çrregullimet e lidhura me traumën dhe stresin
• Çrregullimet e personalitetit
• Mbështetje për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur në menaxhimin e emocioneve, vetëvlerësimit dhe marrëdhënieve ndërpersonale