Aferdita Dema Tufa

15 vite eksperience | psikolog i licensuar

Çmimi për seancë: 40 euro

Biografia

Unë jam Afërdita Dema Tufa, psikologe e licencuar, me Master në Psikologji të Këshillimit, Terapiste Familje e çertifikuar si dhe aktualisht duke ndjekur studimet për psikoterapi në Gestalt Institute Skopje. Jam e përkushtuar ndaj mirëqenies emocionale dhe zhvillimit personal të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve. Besoj se çdo njeri ka brenda vetes potencial për rritje, shërim dhe vetëdije, kur i ofrohet një hapësirë e sigurt dhe mbështetëse. Përvoja ime profesionale përfshin punë në organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe në programe të shëndetit mendor dhe përkrahjes psikosociale për më tepër se 15 vite. Jam e përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe ndaj krijimit të hapësirave ku njerëzit mund të lidhen me veten, të forcojnë burimet e brendshme dhe të ecin drejt një jete më të balancuar, të vetëdijshme dhe kuptimplotë.

Specializimet

• Marëdhënje familjare dhe dinamika në çift
• Psikoedukim
• Menaxhimi i ankthit, stresit dhe zemërimit
• Fobi të ndryshme
• Luhatje emocionale dhe vetëvlerësim i ulët
• Rritje personale