Si u ballafaqua një regjisor me ankthin në vendin e punës?

Man hands holding movie clapper. Film director concept.

Në artikullin e tij për Mind, Damien shpjegon se si pasioni i tij për prodhimin e filmave u bë një mjet për përballimin e ankthit. Filmi i tij i fundit, The Painter, shërben si një metaforë për sfidat e tij, ku personazhi kryesor përballet me presion të madh dhe mungesë besimi në vetvete.. Personi në fjalë gjithë jetën e tij punonte si regjisor filmi dhe përballej me shqetësim të jashtëzakonshëm, çka karakterizon edhe ankthin. Duke krijuar dhe drejtuar këtë film, Damien eksploroi konfliktet e tij të brendshme dhe mësoi të adresonte modelet e tij të mendimit dhe frikërat. Është interesante të shihet se si kreativiteti ndihmon në përballimin e problemeve psikosociale.

Gjatë xhirimit të filmit, i cili përmbante shumë elemente autobiografike, ai ishte në gjendje të ballafaqohej thellësisht me mënyrën se si i perceptonte kërcënimet dhe rrezikun. Kur filloi të trajnonte aktorët që do të luanin në këtë dokumentar, atij i duhej të përsëriste këtë proces, duke shpjeguar me hollësi se si dhe pse mendja ankthioze arrin në përfundime që mund t’u duken të paarsyeshme të tjerëve.

Pasi përfundoi xhirimet, ai u befasua se sa më i lehtësuar dhe më pak anksioz ndihej pasi u përball drejtpërdrejt me mendimet që e çonin në përjetimin e ankthit. Ai pranon se nuk është tërësisht i lirë nga ndikimi i ankthit, por ndien fuqizim në aftësinë e tij për ta menaxhuar atë. Ai këshillon të tjerët të sfidojnë shqetësimet e tyre, edhe nëse fillimisht është e parehatshme, duke theksuar se kjo qasje mund ta bëjë ankthin më të kuptueshëm dhe më të menaxhueshëm.

Picture of Blerona Iljazi
Blerona Iljazi

Related Posts

Abonohu tani për një mendje më të shëndetshme