
Lumnije Telaku
20 vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste
Shqip
Jam Lumnije Telaku, jam psikologe klinike dhe kam përvojë mbi 10-vjeçare si psikologe. Përmes trajtimeve dhe teknikave të mia, kam ndihmuar shumë individë të kalojnë ankthin dhe depresionin, duke i udhëhequr drejt një mirëqenieje më të mirë emocionale. Kam përfunduar studimet e nivelit master në Albanian University, Tiranë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Programi i Shkencave në Psikologji Klinike. Jam poashtu autore e librave ‘Psikolog Për Vete’ si dhe autore e librit ‘Psikoterapia e Dashurisë’.

Erolina Morina
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste
Shqip, Turqisht, Boshnjakisht
Jam Erolina Morina, psikologe klinike e licencuar dhe certifikuar në Psikoterapi Pozitive dhe Trauma Terapi. Trajtoj ankthin, depresionin, OCD, stresin post-traumatik, ADHD, çrregullimet e të ngrënit dhe problemet e sjelljes. Jam gjithashtu mësimdhënëse e Psikologjisë dhe Filozofisë në shkollën IMSK, me përvojë nga trajnime dhe konferenca profesionale. Aktualisht jam në përfundim të trajnimit specialistik për Trauma Terapi me ekspertë nga Gjermania. Jam këtu për të të udhëhequr në rrugëtimin drejt një shëndeti mendor më të fortë dhe më të qëndrueshëm!

Yeliz Bilurdagi
10+ vite eksperience | Psikologe Këshilluese e Licencuar | Psikologe Shkollore
Shqip, Turqisht
Jam Yeliz Bilurdagi, psikologe e licencuar dhe psikologe shkollore. Kam përfunduar studimet në Turqi. Kam trajtuar shumë fëmijë për një zhvillim më të mirë emocional, social dhe akademik. Kam trajtuar fëmijë me nevoja të veçanta duke i ndihmuar të menaxhojnë sfida të ndryshme. Për Mendje ofroj seanca për fëmijë dhe adoleshentë që ballafaqohen me ankth, stres, apo zemërim, presion nga bashkëmoshatarët, mungesë vetëbesimi, përmirësimin e komunikimit familjar, dhe mbështetje për fëmijët me vështirësi akademike dhe sociale.

Elda Ndoja
3+ vite eksperience | psikologe klinike e licencuar
Shqip, Anglisht
Unë jam Elda Ndoja, psikologe klinike e licencuar. Prej pesë vitesh, kam ndërtuar një përvojë të pasur profesionale duke punuar në organizata të ndryshme dhe gjithashtu duke ofruar këshillim e psikoterapi për individë që përballen me ankth, depresion, çrregullime të humorit, trauma dhe sfida të tjera psikologjike. Jam trajnuar në Terapia Kognitive-Bihejviorale (CBT), Schema Therapy, dhe aktualisht në Psikoterapinë Gestalt. Jam këtu për t’ju ndihmuar në sfidat e tua, me qëllimin për të ndërtuar një jetë të plotë dhe më të lumtur.

Behare Bojaxhiu Huçaj
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste
Shqip
Jam Behare Bojaxhiu Huçaj, psikologe klinike e licencuar dhe specializante në psikologji klinike. Jam pjesë e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (APA). Jam poashtu trajnere per menagjjmin e stresit dhe eksperte gjyqesore. Ofroj shërbime mbi psikoterapin pozitive dhe trupore, dhe psikoterapin MHF. Përmes Mendje, ofroj ndihmë profesionale në menaxhimin e sfidave të ndryshme të shëndetit mendor duke përfshirë psikoterapi individuale, terapive në çift, si dhe seanca për fëmijë dhe adoleshentë.

Mr.sc. Valbona Uka
10 vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste CBT
Shqip
Jam Valbona Uka, jam psikologe klinike, psikoterapiste kognitive-biheviorale (CBT) si dhe ligjëruese. Jam specializante në psikologjinë klinike dhe e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë si psikologe klinike. Deri më tani kam publikuar rreth 18 punime shkencore. Ofroj këshillime psikologjike për të rritur, psikoterapi për çifte dhe këshillim familjar. Me përvojë të gjatë si psikologe, unë kam trajtuar raste të ndryshme ku kam ndihmuar shumë individë të menaxhojnë dhe trajtojnë ankthin, depresionin dhe stresin.

Dhurata Nixha
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste
Shqip, Anglisht, Turqisht
Jam Dhurata Nixha, psikologe e licencuar me bazë në Shqipëri. Kam përfunduar studimet në psikologji në Universitetin e Sheffield-it dhe kam specializuar në Psikoterapi Pozitive dhe Terapi Familjare pranë Akademisë së Wiesbaden-it për Psikoterapi, si dhe në Schema Therapy në Frankfurt. Ofrroj psikoterapi individuale për vështirësi të lidhura me ankthin, depresionin dhe çrregullimet e personalitetit. Gjithashtu, ndihmoj çifte në përmirësimin e komunikimit dhe forcimin e marrëdhënies. Jam trajnere e licencuar në disiplinimin pozitiv.

Afërdita Këqiku
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikotraumatologe
Shqip, Serbisht
Jam Aferdita Këqiku, psikologe klinike dhe psikotraumatologe. Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Psikologjisë dhe kam dy mastere. Aktualisht jam specializante në Psikologji Klinike pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe e certifikuar në traumaterapi EMDR. Ofroj terapi për çifte, individë dhe grupe, si dhe këshillim për fëmijë dhe adoleshentë. Jam gjithashtu trajnere për menaxhimin e stresit dhe eksperte ligjore. Unë jam këtu të të ndihmoj të përballesh me sfidat e shëndetit mendor dhe të arrini mirëqenie më të mirë emocionale.

Adem Shala
6+ vite eksperience | Psikolog | Këshillues | Psikoterapist
Shqip
Psikolog i specializuar në përmirësimin e mirëqenies psikosociale dhe trajtimin e sfidave psikologjike. Master në Psikologji dhe i licencuar si ofrues i shërbimeve sociale, ofroj ndihmë për çdo individë. Ekspertiza ime përfshin drejtësinë për të mitur, rehabilitimin e sjelljeve problematike dhe këshillimin për të rinjtë. Kam ndihmuar shumë të rinj të forcojnë marrëdhëniet familjare, duke adresuar sdifa me varësitë, vështirësitë në shkollë dhe sfida të tjera. Jam këtu për t’ju ndihmuar të tejkaloni pengesat dhe të arrini mirëqenie mendore të shëndetshme.

Kaltrina Skoro - Murtezaj
13+ vite eksperience | Psikologe Klinike e Licensuar | Psikoterapiste
Shqip
Jam Kaltrina, psikologe klinike e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Jam e çertifikuar në EMDR Niveli 1 dhe traumaterapi. Kam punuar si psikologe klinike në “Labyrinth,” ku kam ofruar këshillime psikologjike për përdoruesit e drogave dhe familjet e tyre. Gjithashtu, kam trajtuar persona me çrregullime të ankthit dhe depresionit dhe kam përfunduar trajnime për terapinë e traumës, me ligjërues nga Gjermania. Për Mendje, do të ofroj shërbime dhe do të ndihmoj në trajtimin e ankthit, depresionit, stresit, PTSD-së, varësive, OCD-së apo ADHD-së.

Aurora Memushaj Bushati
15 vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste
Shqip, Anglisht
Quhem Aurora Memushaj (Bushati) dhe kam mbi 15 vite përvojë në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor. Punoj si psikologe dhe psikoterapiste, dhe kam trajtuar shqetësime të ndryshme të shëndetit mendor për individë, grupe dhe familje. Kam ofruar shërbimet e mia brenda dhe jashtë vendit. Jam diplomuar për Psikologji, licensuar pranë Urdhërit të Psikologut, trajnuar në Psikoterapi dhe mbaj Certifikatën Europiane të Psikoterapisë. Poashtu, kam përfunduar trajnime në Itali për trajtimin psikologjik të varësive.

Sokol Sylejmani
9+ vite eksperience | Psikolog klinik i licencuar | Psikoterapist
Shqip
Jam Sokol Sylejmani, Psikolog klinik i licencuar dhe Master i psikologjisë. Që nga viti 2016 ofroj shërbime si Psikolog klinik dhe psikoterapist. Shërbimet përfshijnë vlerësim psikologjik, këshillim dhe psikoterapi për të rritur që përballen me ankth, depresion, humbje, luhatje emocionale, vetëvlerësime, etj. Aktualisht jam i përfshirë në studimet për psikoterapi në Gestalt Institute Skopje, anëtar në Asociacionin Europian të Psikoterapisë (EAP) dhe Institutet e Akredituara Evropiane për Trajnim në Psikoterapi (EAPTI).