FAQS
Ne jemi këtu për të ju ndihmuar
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj drejt një shëndeti mendor të qëndrueshëm!
Kush është Mendje?
Mendje është një platformë e krijuar për të thyer barrierat ndaj terapisë dhe për ta bërë kujdesin për shëndetin mendor më të qasshëm në komunitetin shqiptar. Me një rrjet terapistësh të licencuar, Mendje u jep fuqi individëve të marrin kontrollin mbi shëndetin e tyre mendor dhe të punojnë drejt zhvillimit personal dhe mirëqenies.
Kush duhet të përdorë Mendje?
Individë që përballen me sfida të shëndetit mendor në vendet e Ballkanit dhe në diasporë, ku një mjet i tillë aktualisht nuk ekziston.
- Fëmijë që mund të përballen me probleme emocionale dhe të sjelljes, përfshirë ankthin, depresionin, vështirësitë në shkollë dhe ndikimet nga përvojat traumatike ose mjediset e vështira familjare.
- Të rinjtë (Moshat 18-29): Studentë dhe profesionistë të rinj, të cilët mund të përballen me stres, ankth dhe depresion për shkak të presioneve akademike dhe pasigurisë në karrierë.
- Individë të të gjitha moshave që përjetojnë sfida të ndryshme të shëndetit mendor, përfshirë ato që lidhen me ankthin, depresionin, dhunën në familje apo diskriminimin gjinor.
Kush janë psikologët apo psikoterapistët?
Ekipi ynë përbëhet nga psikologë të licencuar dhe me përvojë të gjerë në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor, duke përfshirë ankthin, depresionin, stresin dhe shumë çështje të tjera.
A është gjithçka anonime?
Të gjitha të dhënat dhe informacionet që ndani janë plotësisht konfidenciale. Të dhënat tuaja mbrohen nga kërkesat e konfidencialitetit të psikologut dhe standardet e licencimit të terapistit, njësoj si në terapinë që zhvillohet në zyrë.
Kur regjistroheni, nuk kërkojmë emrin tuaj të plotë apo informacionin tuaj të kontaktit. Ju krijoni një “pseudonim,” i cili do të përdoret për t’ju identifikuar në sistem.
Pasi të vendosni të filloni procesin e terapisë, do t’ju kërkojmë informacionin tuaj të kontaktit, si adresën tuaj e-mail, për qëllime komunikimi dhe situata emergjente. Gjatë sesionit, psikologu do t’ju pyesë nëse preferoni ta mbani kamerën hapur apo të mbyllur; kjo zgjedhje është plotësisht në dorën tuaj.
Kush do të më ndihmojë?
Pasi të regjistroheni, ne do t’ju lidhim me një psikolog që përputhet me preferencat tuaja dhe me llojin e çështjeve me të cilat po përballeni. Psikologët tanë janë të specializuar në fusha të ndryshme prandaj është e rëndësishme të gjendet psikologu i duhur që mund të arrijë rezultatet më të mira për ju. Shumicën e rasteve, ne kemi arritur të ofrojmë përputhje të suksesshme megjithatë, nëse gjatë procesit ndjeni se terapisti nuk është zgjedhja e duhur për ju, mund të zgjidhni të lidheni me një terapist tjetër.
Sa kushton një seancë?
Çmimi për një seancë me psikolog përmes Mendje është 49.00€
Çfarë ndodh pasi bëj pagesën?
Pasi të kryeni pagesën dhe të keni zgjedhur kohën për takimin me psikologun, ne do t’ju dërgojmë një link në adresën tuaj të email-it. Përmes këtij linku, ju do të keni mundësinë të zhvilloni takimin me psikologun tuaj.
Sa kohë zgjatë një seancë?
Çdo seancë zgjatë 50 minuta.
Sa seanca më nevojiten për t'u ndier më mirë?
Në bashkëpunim me psikologun tuaj, ju mund të vendosni së bashku se sa seanca dëshironi të mbani. Me platformën tonë, nuk keni asnjë obligim lidhur me numrin e sesioneve. Të gjitha sesionet janë plotësisht vullnetare, dhe ju vendosni vetë se sa seanca dëshironi të zhvilloni.
Si mund ta filloj?
Klikoni këtu për të filluar.
Gati për ndryshim?
Ne jemi këtu për t’ju mbështetur kurdo që ju keni nevojë. Cakto takimin e parë nga rehatia e shtëpisë tuaj dhe takohu me psikologun për të marrë kujdesin e duhur!