Libri “It Didn’t Start With You” nga Mark Wolynn eksploron ndikimin e traumave të trashëguara nga brezat e mëparshëm mbi jetën tonë. Autori shpjegon se shumë nga frikat, ankthi dhe dhimbjet emocionale që përjetojmë sot nuk janë domosdoshmërisht rezultat i përvojave tona personale, por mund të jenë të lidhura me traumat e pashëruara të prindërve, gjyshërve ose paraardhësve të tjerë. Wolynn shpjegon se trauma shpesh manifestohet përmes fjalëve, frazave, ndjenjave dhe sjelljeve që na shoqërojnë pa vetëdijen tonë. Libri poashtu përfshin metoda praktike për të identifikuar traumën e trashëguar. Për të kapërcyer traumën e trashëguar, autori propozon qasje të ndryshme, si krijimi i lidhjeve të reja emocionale me përvojat dhe përparësitë tona, ndërgjegjësimi dhe praktikat terapeutike që na ndihmojnë të ndërpresim zinxhirin e traumave familjare. Sipas autorit, trauma mund të kalojë nga një brez në tjetrin jo vetëm përmes mjedisit dhe rritjes, por edhe përmes ndryshimeve epigjenetike që ndikojnë në gjene dhe mënyrën se si ato shprehen. Wolynn thekson se duke adresuar dhe shëruar traumën e trashëguar, jo vetëm që përmirësojmë mirëqenien tonë, por gjithashtu ndihmojmë në krijimin e një të ardhme më të shëndetshme emocionale për brezat e ardhshëm. Mesazhi kryesor i librit është se edhe pse trauma mund të mos ketë filluar me ne, procesi i shërimit mund të fillojë pikërisht me ne. Përmes ndërgjegjësimit dhe punës personale, kemi fuqinë të ndërpresim zinxhirin e dhimbjes dhe të ndërtojmë një jetë më të mirë.