Rrugëtimi yt drejt shëndetit mendor fillon tani. Mendje është këtu për ty, kurdo që ti ndihesh gati.
Themeluar në fillim të vitit 2024, Mendje është krijuar për të thyer barrierat tradicionale ndaj terapive dhe për ta bërë kujdesin për shëndetin mendor më të qasshëm për komunitetet shqipfolëse. Misioni ynë është të ofrojmë terapi profesionale, dhe të personalizuar përmes një platforme të përshtatshme dhe konfidenciale. Me një rrjet terapistësh të licencuar, Mendje fuqizon individët të marrin kontrollin mbi shëndetin e tyre mendor dhe të punojnë drejt rritjes personale dhe mirëqenies.

Me çfarë mund të ju mbështesim?

Trajtimin e ankthit

Trajtimin e depresionit

Trajtimin e çrregullimeve të lidhura me traumat e luftës, COVID-19 etj.

Trajtimin e çrregullimeve të gjumit

Menaxhimin e stresit dhe mbingarkesës

Metoda për përballimin e pikëllimit të thellë nga humbja

Përballja me OCD

Ndërtimin e vetëbesimit

Menaxhimin e zemërimit

Rikuperimin nga abuzimi emocional

Rikuperimin nga abuzimi ose dhuna në familje

Përballimin e sfidave në marrëdhënie

Dhe shumë të tjera..

Vizioni dhe Përvoja
Me mbi një dekadë përvojë në Evropë, Mendje është e përkushtuar të ofrojë sisteme të fuqishme mbështetëse për shëndetin mendor, veçanërisht për komunitetet shqipfolëse. Ne e njohim rëndësinë kritike të kujdesit për shëndetin mendor dhe synojmë të zgjerojmë këtë akses në rajone që nuk flasin anglisht. Fokusimi ynë kryesor është te vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, ku shërbimet cilësore të shëndetit mendor janë të kufizuara. Fokusi ynë është gjithashtu te komuniteti shqiptar në diasporë. Për shkak të barrierave gjuhësore dhe sfidave të tjera, shumë prej tyre hasin vështirësi në gjetjen e një psikologu në vendet e Evropës.

Plotësimi i boshllëkut
Në këto vende, shumë individë përballen me sfida si stresi, ankthi dhe depresioni pa mbështetje të duhur. Kjo ndodh për shkak të mungesës së terapistëve të licencuar dhe stigmës së vazhdueshme që rrethon shëndetin mendor. Për më tepër, mungojnë burime inovative, të besueshme dhe të miratuara zyrtarisht për t’u marrë me këto çështje, duke lënë një pjesë të madhe të popullsisë pa mjetet e nevojshme për të menaxhuar shëndetin e tyre mendor në mënyrë efektive. Mendje është këtu për ta mbushur këtë boshllëk, duke ofruar kujdes të qasshëm dhe me cilësi të lartë për ata që kanë më shumë nevojë.

Objektivat
Objektivat kryesore që na udhëheqin janë:
- Të bëjmë terapinë të qasshme për të gjithë shqiptarët, kudo në botë.
- Të zvogëlojmë stigmatizimin që rrethon shëndetin mendor.
- Të ofrojmë mbështetje të menjëhershme dhe cilësore gjatë momenteve të krizës.
Njihuni me terapistët tanë: aleatët tuaj për shëndetin mendor
Ne jemi krenarë për ekipin tonë të profesionistëve të licencuar në fushën e shëndetit mendor, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme na frymëzojnë çdo ditë.
Çdo psikolog dhe psikoterapist në ekipin tonë është i licencuar dhe i dedikuar për të ofruar kujdesin më cilësor. Ata janë mbështetës të besueshëm në udhëtimin tuaj drejt një shëndeti mendor më të mirë.
Pavarësisht nëse përballeni me ankth, depresion, stres apo ndonjë tjetër sfidë të shëndetit mendor, ne ju lidhim me një terapist që ju kupton dhe ju mbështet në mënyrën më të përshtatshme.

Elda Ndoja

Sokol Sylejmani

Yeliz Bilurdagi

Adem Shala

Kaltrina Skoro - Murtezaj

Mimoza Sylaj
Ekipi ynë

Arbnora Kllokoqi
Themeluese
Me mbi 10 vite përvojë në sektorin joqeveritar, Arbnora është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, barazinë gjinore dhe shëndetin mendor. Ajo ka marrë pjesë në panele ndërkombëtare, përfshirë diskutime mbi diversitetin dhe barrierat e grave në teknologji. Arbnora zotëron njohuri të thella në hulumtimin e fushës së shëndetit mendor, dhe tani është themeluese e platformës Mendje.

Kushtrim Morina
Drejtor Teknik
Kushtrimi ka mbi 12 vite përvojë në IT dhe është i specializuar në implementimin e sistemeve të informacionit. Ai ka menaxhuar projekte komplekse me teknologjitë më të fundit, duke ofruar zgjidhje për klientë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ekspertiza e tij përfshin dizajnimin dhe implementimin e zgjidhjeve të avancuara, duke sjellë për Mendje rezultate që tejkalojnë pritshmëritë e secilit.

Myrvete Ahmetaj
Psikologe
Me mbi 10 vite përvojë profesionale si psikologe klinike e licencuar, Psikologe Myrvete ka trajtuar me sukses shumë individ që janë ballafaquar me stresin, ankthin, çrregullimet e sjelljes, gjendjet depresive, çrregullimet e personalitetit e shumë raste tjera. Me një bagazh të pasur në trajtimin e shëndetit mendor, Psikologe Myrvete është këtu të të ndihmoj ty në çdo sfidë që po përballesh.

Blerona Iljazi
Content Writer
Blerona, e diplomuar në psikologji, punon si content writer për Mendje, ku hulumton dhe krijon përmbajtje mbi shëndetin mendor. Ajo trajton tema gjithëpërfshirëse për të informuar publikun mbi ankthin, depresionin, menaxhimin e stresit, përmirësimin e vetëvlerësimit dhe aspekte të tjera të mirëqenies mendore, duke synuar të edukojë dhe ndihmojë komunitetin.