
Dorentina Podrimqaku
3+ vite përvojë | Psikologe Klinike e licencuar | Master në Psikologji Klinike dhe Shëndetësi (Eötvös Loránd University)
Çmimi për seancë: 30 euro
Biografia
Nëse po kërkon dikë me të cilin mund të bisedosh hapur për sfidat e jetës, si vështirësitë në marrëdhënie, orientimin personal, varësitë, stresin në shkollë apo punë, ndryshimet jetësore apo çrregullime si ADHD, unë jam këtu për të të mbështetur me mirëkuptim dhe profesionalizëm. Besoj fort se secili prej nesh ka një potencial të madh për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën e vet. Prandaj, nëse ke vendosur të nisësh këtë rrugëtim, unë do të jem pranë teje për të ofruar udhëzim, mbështetje emocionale dhe mjete praktike. Kam punuar me njerëz që përballen me ankth, ndjenja izolimi, trauma, humbje, si dhe vështirësi në marrëdhënie apo tranzicione të ndryshme të jetës. Gjithashtu, kam përvojë me fëmijë dhe të rritur me inteligjencë të jashtëzakonshme, duke kuptuar sa e rëndësishme është të krijohet një hapësirë ku secili ndjehet i pranuar ashtu siç është. Në këtë udhëtim, nuk je vetëm dhe së bashku mund të gjejmë mënyrën për ta jetuar jetën tënde me më shumë kuptim, qetësi dhe balancë.
Specializimet
• Mbështetje për persona me inteligjencë të jashtëzakonshme
• PTSD
• ADHD
• Suicide Prevention (Parandalim i vetevrasjes)
• Trajtim për mirëqenie emocionale
• Cognitive Behavioral Therapy (CBT)
• Schema Therapy
• Person-Centered Therapy
• Motivational Therapy