Afërdita Këqiku
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikotraumatologe
Shqip, Serbisht
Jam Aferdita Këqiku, psikologe klinike dhe psikotraumatologe. Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Psikologjisë dhe kam dy mastere. Aktualisht jam specializante në Psikologji Klinike pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe e certifikuar në traumaterapi EMDR. Ofroj terapi për çifte, individë dhe grupe, si dhe këshillim për fëmijë dhe adoleshentë. Jam gjithashtu trajnere për menaxhimin e stresit dhe eksperte ligjore. Unë jam këtu të të ndihmoj të përballesh me sfidat e shëndetit mendor dhe të arrini mirëqenie më të mirë emocionale.
Dhurata Nixha
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste
Shqip, Anglisht, Turqisht
Jam Dhurata Nixha, psikologe e licencuar me bazë në Shqipëri. Kam përfunduar studimet në psikologji në Universitetin e Sheffield-it dhe kam specializuar në Psikoterapi Pozitive dhe Terapi Familjare pranë Akademisë së Wiesbaden-it për Psikoterapi, si dhe në Schema Therapy në Frankfurt. Ofrroj psikoterapi individuale për vështirësi të lidhura me ankthin, depresionin dhe çrregullimet e personalitetit. Gjithashtu, ndihmoj çifte në përmirësimin e komunikimit dhe forcimin e marrëdhënies. Jam trajnere e licencuar në disiplinimin pozitiv.
Behare Bojaxhiu Huçaj
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste
Shqip
Jam Behare Bojaxhiu Huçaj, psikologe klinike e licencuar dhe specializante në psikologji klinike. Jam pjesë e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (APA). Jam poashtu trajnere per menagjjmin e stresit dhe eksperte gjyqesore. Ofroj shërbime mbi psikoterapin pozitive dhe trupore, dhe psikoterapin MHF. Përmes Mendje, ofroj ndihmë profesionale në menaxhimin e sfidave të ndryshme të shëndetit mendor duke përfshirë psikoterapi individuale, terapive në çift, si dhe seanca për fëmijë dhe adoleshentë.
Mr.sc. Valbona Uka
10 vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste CBT
Shqip
Jam Valbona Uka, jam psikologe klinike, psikoterapiste kognitive-biheviorale (CBT) si dhe ligjëruese. Jam specializante në psikologjinë klinike dhe e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë si psikologe klinike. Deri më tani kam publikuar rreth 18 punime shkencore. Ofroj këshillime psikologjike për të rritur, psikoterapi për çifte dhe këshillim familjar. Me përvojë të gjatë si psikologe, unë kam trajtuar raste të ndryshme ku kam ndihmuar shumë individë të menaxhojnë dhe trajtojnë ankthin, depresionin dhe stresin.
Aurora Memushaj Bushati
15 vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste
Shqip, Anglisht
Quhem Aurora Memushaj (Bushati) dhe kam mbi 15 vite përvojë në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor. Punoj si psikologe dhe psikoterapiste, dhe kam trajtuar shqetësime të ndryshme të shëndetit mendor për individë, grupe dhe familje. Kam ofruar shërbimet e mia brenda dhe jashtë vendit. Jam diplomuar për Psikologji, licensuar pranë Urdhërit të Psikologut, trajnuar në Psikoterapi dhe mbaj Certifikatën Europiane të Psikoterapisë. Poashtu, kam përfunduar trajnime në Itali për trajtimin psikologjik të varësive.
Erolina Morina
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste
Shqip, Turqisht, Boshnjakisht
Jam Erolina Morina, psikologe klinike e licencuar dhe certifikuar në Psikoterapi Pozitive dhe Trauma Terapi. Trajtoj ankthin, depresionin, OCD, stresin post-traumatik, ADHD, çrregullimet e të ngrënit dhe problemet e sjelljes. Jam gjithashtu mësimdhënëse e Psikologjisë dhe Filozofisë në shkollën IMSK, me përvojë nga trajnime dhe konferenca profesionale. Aktualisht jam në përfundim të trajnimit specialistik për Trauma Terapi me ekspertë nga Gjermania. Jam këtu për të të udhëhequr në rrugëtimin drejt një shëndeti mendor më të fortë dhe më të qëndrueshëm!