
Kaltrina Skoro - Murtezaj
13+ vite eksperience | Psikologe Klinike e Licensuar | Psikoterapiste
Jam Kaltrina, psikologe klinike e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Jam e çertifikuar në EMDR Niveli 1 dhe traumaterapi. Kam punuar si psikologe klinike në “Labyrinth,” ku kam ofruar këshillime psikologjike për përdoruesit e drogave dhe familjet e tyre. Gjithashtu, kam trajtuar persona me çrregullime të ankthit dhe depresionit dhe kam përfunduar trajnime për terapinë e traumës, me ligjërues nga Gjermania. Për Mendje, do të ofroj shërbime dhe do të ndihmoj në trajtimin e ankthit, depresionit, stresit, PTSD-së, varësive, OCD-së apo ADHD-së.

Afërdita Këqiku
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikotraumatologe
Jam Aferdita Këqiku, psikologe klinike dhe psikotraumatologe. Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Psikologjisë dhe kam dy mastere. Aktualisht jam specializante në Psikologji Klinike pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe e certifikuar në traumaterapi EMDR. Ofroj terapi për çifte, individë dhe grupe, si dhe këshillim për fëmijë dhe adoleshentë. Jam gjithashtu trajnere për menaxhimin e stresit dhe eksperte ligjore. Unë jam këtu të të ndihmoj të përballesh me sfidat e shëndetit mendor dhe të arrini mirëqenie më të mirë emocionale.

Yeliz Bilurdagi
10+ vite eksperience | Psikologe Këshilluese e Licencuar | Psikologe Shkollore
Jam Yeliz Bilurdagi, psikologe e licencuar dhe psikologe shkollore. Kam përfunduar studimet në Turqi. Kam trajtuar shumë fëmijë për një zhvillim më të mirë emocional, social dhe akademik. Kam trajtuar fëmijë me nevoja të veçanta duke i ndihmuar të menaxhojnë sfida të ndryshme. Për Mendje ofroj seanca për fëmijë dhe adoleshentë që ballafaqohen me ankth, stres, apo zemërim, presion nga bashkëmoshatarët, mungesë vetëbesimi, përmirësimin e komunikimit familjar, dhe mbështetje për fëmijët me vështirësi akademike dhe sociale.

Erolina Morina
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste
Jam Erolina Morina, psikologe klinike e licencuar dhe certifikuar në Psikoterapi Pozitive dhe Trauma Terapi. Trajtoj ankthin, depresionin, OCD, stresin post-traumatik, ADHD, çrregullimet e të ngrënit dhe problemet e sjelljes. Jam gjithashtu mësimdhënëse e Psikologjisë dhe Filozofisë në shkollën IMSK, me përvojë nga trajnime dhe konferenca profesionale. Aktualisht jam në përfundim të trajnimit specialistik për Trauma Terapi me ekspertë nga Gjermania. Jam këtu për të të udhëhequr në rrugëtimin drejt një shëndeti mendor më të fortë dhe më të qëndrueshëm!

Mr.sc. Valbona Uka
10 vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Psikoterapiste CBT
Jam Valbona Uka, jam psikologe klinike, psikoterapiste kognitive-biheviorale (CBT) si dhe ligjëruese. Jam specializante në psikologjinë klinike dhe e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë si psikologe klinike. Deri më tani kam publikuar rreth 18 punime shkencore. Ofroj këshillime psikologjike për të rritur, psikoterapi për çifte dhe këshillim familjar. Me përvojë të gjatë si psikologe, unë kam trajtuar raste të ndryshme ku kam ndihmuar shumë individë të menaxhojnë dhe trajtojnë ankthin, depresionin dhe stresin.

Enesa Murja
3+ vite eksperience | Psikologe këshilluese për fëmijë & adoleshentë
Jam Enesa Murja, psikologe për fëmijë dhe adoleshentë. Kam dy diploma Master—një në Psikologji Klinike nga Universiteti i Tiranës dhe një në Psikologji Komunitare nga Universiteti i New Haven në SHBA. Kam punuar në shkolla, kopshte të fëmijëve, qendra për autizëm, dhe organizata jofitimprurëse në Shqipëri dhe SHBA, ku kam ndihmuar fëmijët të menaxhojnë agresivitetin, përballojnë ankthin, të shprehin emocionet dhe të ndërtojnë aftësi të shëndetshme për përballimin e vështirësive. Çdo fëmijë mund t’ia dal, me mbështetjen e duhur!

Behare Bojaxhiu Huçaj
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e licensuar | Psikoterapiste
Jam Behare Bojaxhiu Huçaj, psikologe klinike e licencuar dhe specializante në psikologji klinike. Jam pjesë e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (APA). Jam poashtu trajnere per menagjjmin e stresit dhe eksperte gjyqesore. Ofroj shërbime mbi psikoterapin pozitive dhe trupore, dhe psikoterapin MHF. Përmes Mendje, ofroj ndihmë profesionale në menaxhimin e sfidave të ndryshme të shëndetit mendor duke përfshirë psikoterapi individuale, terapive në çift, si dhe seanca për fëmijë dhe adoleshentë.

Msc. Myrvete Ahmetaj
10+ vite eksperience | Psikologe Klinike e Licencuar | Eksperte Ligjore
Me mbi 10 vite përvojë profesionale si psikologe klinike, kam trajtuar me sukses një gamë të gjerë rastesh, duke përfshirë individ që janë ballafaquar me stresin, ankthin, çrregullimet e sjelljes, gjendjet depresive, çrregullimet e personalitetit dhe të tjera. Jam psikologe klinike e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe kam ndjekur trajnime të specializuara nga institucione të ndryshme në Kosovë dhe rajon, duke u fokusuar në trajtimin e shëndetit mendor në përgjithësi. Jam këtu të të ndihmoj ty në çdo sfidë që po përballesh.